
Një situatë kaotike në sallën e parlamentit sot, pasi kryetarja Lindita Nikolla prezantoi Lulzim Bashën si kryetar të grupit parlamentar.
Menjëherë ka reaguar Gazment Bardhi, i cili paralajmëroi maxhorancën për të mos provokuar. Bardhi tha se PS duhet të harrojë të zgjedhë kreun e grupit të PD.
Nga ana tjetër Nikolla tha se lexoi njoftimin e ardhur sot, duke akuzuar Bardhin se po krijon situatë të paprecedentë.
Gazment Bardhi: Dëgjo, ju mund të talleni me qytetarët. Mund të jeni tallur dhe me opozitën në këtë sallë për shkak të konfliktit që kemi pasur në 2 vite. Por ta harroni që kreun e grupit të PD-së e zgjedh PS. Atë ditë ju, z. Rama t’i bëni llogaritë mirë.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë parlament të lexohen njoftimet e partive politike. Në këtë sallë ka deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe janë deputetët e grupit parlamentar të PD-së se kush është kryetari i grupit. E kuptoj se ca kanë vendosur të bëhen qesharakë, por ju lutem mos provokoni deputetët e opozitës. Paralajmërim i qetë, qytetar. Erion Veliaj, Edi Rama nuk e caktojnë dot kryetarin e grupit parlamentar të PD-së.
[embedded content]
Lindita Nikolla: Unë lexova njoftimin. Grupet parlamentare dalin nga organizimet e partive. Lexova një njoftim që më ka ardhur sot. Fakti që situata në PD është kaq konfuze…Jo qesharak bëheni ju që nuk dini si zgjidhet kryetar i grupit parlamentar dhe sillni këtu 2-3 përfaqësues si kryetar të grupit parlamentar. Jeni konfuzë dhe po krijoni një situatë të paprecedentë. Jo situatë është e paprecedentë.
Nuk jam këtu për të sqaruar, secili prej jush është i sqaruar. Jeni shumë konfuz z. Bardhi dhe po e tërhiqni kuvendin në një situatë të paprecedentë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al