Nikolla uron të zgjedhurit e organeve të qeverisjes vendore në Kosovë: Jam e bindur se do të bëjnë më të mirën për qytetarët

TIRANË

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar sot të zgjedhurit e organeve të qeverisjes vendore në Kosovë, pas mbylljes së raundit të dytë të votimeve për drejtimin e komunave.

Nikolla shpreh bindjen se të gjithë do të bëjnë më të mirën për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve vendore në Kosovë, u uroj të gjithë të zgjedhurve, kryetarë të komunave dhe këshilltarë të këshillave komunalë, suksese në përmbushjen me sukses të detyrave të tyre, në shërbim të komuniteteve dhe qytetarëve! Jam e bindur se të gjithë të zgjedhurit do të bëjnë më të mirën për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të shërbimeve ndaj tyre.”, shkruan në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.