Nis beteja ligjore Basha-Berisha, Komisioni i Rithemelimit të PD-së depoziton në gjykatë statutin e ri të miratuar më 11 dhjetor









Një betejë e re ligjore duket se po nis mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

bashaBerisha-armet

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka depozituar sot në gjykatë ndryshimet statutore, që u miratuan nga Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor, raporton gazetari i “Panorama” Mariglen Kume.

Mësohet se synohet legalizimi i ndryshimeve në statut, që u miratuan pas votimit të delegatëve.

Ndërkaq, dy ditë më parë Lulzim Basha depozitoi në gjykatë pas afro 5 muajsh ndryshimet në statut të miratuara në Kuvendin e 17 korrikut. Ndryshimet erdhën pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe rizgjedhjes së Bashës në krye të partisë.

Ndërkaq, në Kuvendin e thirrur nga Berisha u miratua statuti i ri që parashikon se kryetari nuk ka të drejtë rikandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk rezulton forcë fituese qeverisëse.

Statuti i ri i miratuar nga mbështetësit e Berishës synon të bëjë të pavlefshëm kuvendin kombëtar të datës 18 të thërritur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që asnjë vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikisht.

Në dokumentin e dalë nga Kuvendi i Berishës thuhet se pas Kuvendit për 4 muajt në vijim do të ketë një Komision të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së deri në konstituimin përfundimtar të organeve drejtuese.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.