Nis faza e tretë e testit, shumë shpejt mund të kemi një tjetër vaksinë anti-COVID

Një tjetër vaksinë kundër COVID-19 do të jetë së shpejti në qarkullim.

Bëhet fjalë për vaksinën anti-COVID të prodhuar nga kompania farmaceutike franceze Sanofi, në bashkëpunim me atë angleze GlaxoSmithKline.

Këtë lajm e kanë konfirmuar zyrtarët e këtyre kompanie, nëpërmjet një deklarate për mediat. Në deklaratë është bërë e ditur se ka nisur faza e tretë e testimit, ku vaksina e prodhuar do të injektohet te mbi 35 mijë të rritur vullnetarë në SHBA, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Në studim do të testohet efikasiteti i kësaj vaksinës, ndaj COVID-19 e varianteve të tjera të saj, sidomos ato afrikane. Nëse testimi rezulton i suksesshëm, pritet që kjo vaksinë të miratohet për përdorim brenda këtij viti.

“Prodhimi do të fillojë javëve të ardhshme për të mundësuar një qasje të shpejtë në vaksinë, kuptohet nëse ajo miratohet për përdorim”, thuhet ndër tjera në deklaratë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *