Nis Forumi Strategjik në Slloveni/ Kryeministri Edi Rama në panel me Albin Kurtin dhe liderë të tjerë të BE-së e rajonit, ja çështja në fokus të diskutimeve





Ka nisur në Bled të Sllovenisë Forumi Strategjik ku marrin pjesë disa kryeministra dhe presidentë të BE-së dhe liderë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e organizuar nga Sllovenia, e cila është kryesuesja e radhës e BE-së merr pjesë kryeministri Edi Rama, si dhe kreu i qeverisë së Kosovës Kurti.

Pjesë e panelit janë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, ai i Malit të Zi Zdravko Krivokapiç, i Polonisë Mateusz Morawiecki, i Bullgarisë Ruman Radev, i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Shefik Xhaferoviç, komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesi i lartë i Bosnje-Hercegovinës Christian Schmidt.

Në fokus të Forumit Strategjik është e ardhmja e BE-së dhe perspektiva e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, ku do të diskutohen çështje ekonomike, politike dhe të sigurisë. Vlen për tu theksuar se Rama dhe Zaev janë pjesë e iniciativës së “Open Balkan”, nismë e kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës Kurti.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *