Nis heqja graduale e bllokadave nëpër Europë

15:46 17/05/2021

Në Turqi e Britani të Madhe po rikthehet normaliteti

Venecia po gjallërohet sërish nga turistët e rikthyer, vendas dhe të huaj edhe pse shumë herë më të pakët në numër se para pandemisë. Ata u rikthyen pasi Italia hoqi nga e diela, karantinën për shtetasit nga vendet europiane, të cilët mund të hyjnë në vend vetëm me tampon negativ.

Në fundjavë nisi rihapja graduale edhe e plazheve, ndërsa qeveria po përgatitet për vënien në përdorim të pasaportës së vaksinimit që do të rikthejë gradualisht turizmin në normalitet, prej të cilit varet 1/3 e ekonomisë dhe vendeve të punës në Itali.

Këtë të hënë, në Turqi nisi faza e lehtësimit të bllokadës së plotë kombëtare 17-ditore të periudhës së Ramazanit, e vendosur nga presidenti Erdogan për të frenuar përhapjen e infektimeve që arriti rekorde.

Gjatë fazës së rihapjes 15-ditore vendoset shtetrrethim gjatë orarit 21:00 me 5:00 gjatë ditëve të javës, ndërsa bllokada e plotë do të jetë në fuqi vetëm në fundjavë.

Marketet do të mbyllen vetëm të dielave, ndërsa baret e restorantet nuk do të shërbejnë në ambiente të brendshme. Rihapja shkaktoi radhë të gjata drejt qyteteve të mëdha si Stambolli e Ankaraja, ku banorët po rikthehen pas largimit në bllokadën e Ramazanit. 

Bllokadës së ashpër i erdhi fundi këtë të Hënë edhe në Britaninë e Madhe. Qytetarët mund të mblidhen tashmë në shtëpi, bare, restorante e pub-e edhe pse me numër të kufizuar. Në mbarë Europën dhe në Turqi, shifrat e pandemisë janë normalizuar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *