Nis Kuvendi, prezantohet raporti vjetor i Departamentit të Administratës Publike dhe Autoritetit të Konkurrencës

nis kuvendi prezantohet raporti vjetor i departamentit te administrates publike dhe autoritetit te konkurrences
nis kuvendi prezantohet raporti vjetor i departamentit te administrates publike dhe autoritetit te konkurrences

Ka nisur seanca plenare në Kuvend.

Në këtë seancë do të prezantohet raporti vjetor i departamentit të Administratës Publike dhe Autoritetit të Konkurrencës.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr. 31, datë 13.6.2023 të zëvendëskryetares së Kuvendit, znj.
Ermonela Felaj (Valikaj), rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.6.2023.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Raporti vjetor i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe
Konfliktit të Interesave për vitin 2022. (Neni 39 i ligjit nr. 9049/2003 “Për
deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe
të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar””, neni 103 i Rregullores, shumicë e
thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës);
Paraqitja e raportit nga Inspektoria e Përgjithshme, znj. Evgjeni Bashari – jo më
shumë se 20 minuta.
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore,
Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut;
Pyetje, zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm,
një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës.
4. Raporti vjetor i Departamentit të Administratës Publike për vitin 2022. (Ligji nr.
152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar”” si dhe neni 103 i Rregullores,
shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës);
Paraqitja e raportit nga drejtori i DAP, znj. Albana Kociu – jo më shumë se 20
minuta;
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore,
Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut;
Pyetje, zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm,
një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë);
Koha e votimit të projektrezolutës.
5. Raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2022.
(Neni 24 e ligjit nr. 9121/2003 “Për Autoritetin e Konkurrencës”, neni 103 i
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës);
Paraqitja e raportit nga titullari, z. Denar Biba – jo më shumë se 20 minuta.
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Pyetje, zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i
përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës
6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së
Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë,
dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin për menaxhim të qëndrueshëm
dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta”. (Në mbështetje të neneve
78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-
77 të Rregullores, shumicë e absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Politiken e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Projektligj “Për pranimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së
Marrakeshit për themelimin e Organizatën Botërore të Tregtisë, marrëveshja për
subvencionet e peshkimit”.
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 55
dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin
Dhenie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
8. Projektligj “Për qeverisjen elektronike”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika
1, të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshte votash
për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
9. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.69/2012, “Për sistemin
arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 55 dhe 73-77
të Rregullores,shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo
më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë
se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më
shumë se 60 minuta)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts