Nis lehtësimi i kufizimeve në Europë

23:20 10/05/2021

Vaksinimet në masë kanë bërë që qeveritë të rihapin gjithashtu edhe disa atraksione kulturore

Fushata e shpejtë e vaksinimit u ka dhënë mundësi disa shteteve europiane që të lehtësojnë masat anti-Covid 19.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka hartuar një tjetër plan për të lehtësuar më tej masat kufizuese. Baret dhe restorantet do të lejojnë shërbimin brenda  mjediseve, por  të kufizuar në vetëm gjashtë persona.

Po ashtu plani parashikon rihapjen e kinemave, galerive dhe disa prej qendrave tregtare. Udhëtimi ndërkombëtar me disa destinacione që marrin një “dritë jeshile” që mundëson kthimin pa karantinë. Më shumë se dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Rihapja e bareve dhe restoranteve në natyrë në Francë do të bëhet e mundur në 19 Maj. Franca numëron mbi 5.7 milion të infektuar dhe 106 mijë humbje jete.

Gjermania ka vendosur lejimin e hyrjes për vaksinat koronavirus të Johnson & Johnson për të gjithë të rriturit. Njerëzit mbi 60 vjeç pritet të vaksinohen deri në Qershor me këtë vaksinë.  Në Gjermani, më shumë se 7 milionë njerëz që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, tani përjashtohen nga shumë kufizime.

Kancelarja Angela Merkel u shpreh optimiste që pushimet e verës në Europë do të jenë të mundura edhe për ata që ende nuk janë vaksinuar ndaj koronavirusit.  Edhe në vende te tjera evropiane numri i të infektuarve, shtrimet në spital dhe vdekjet po ulen pasi një valë e tretë e pandemisë detyroi shumë vende të zbatonin me muaj kufizime.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *