Nis ndarja e pasurisë mes Bill dhe Melinda Gates

19:07 06/05/2021

Bill i transferon ish-bashkëshortes aksione prej 1,8 miliardë dollarësh

Bill Gates ka transferuar 1,8 miliardë dollarë në fondin e ish-bashkëshortes së tij Melinda Gates, një ditë pasi kanë bërë publik lajmin se do të divorcohen. Kjo është transferta e parë që do të bëhet tek çifti, si pjesë e ndarjes së shumë rasteve mes tyre për shkak të divorcit.

Themeluesi i Microsoft është njeriu i katërt më i pasur në botë, me një pasuri prej 130 miliardë dollarësh. Melinda Gates, një filantropiste dhe aktiviste për fuqizimin e grave, mund të jetë gati të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar në 73 miliardë dollarë.

Divorci i një prej çifteve më të famshme në botë nuk është finalizuar ende në gjykatë ndonëse ata tashmë janë marrë vesh për ndarjen.

NdĂ«rkohĂ«, siç Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur, Bill i ka dhĂ«nĂ« MelindĂ«s aksione nĂ« vlerĂ« prej 1,5 miliardĂ« dollarĂ«sh nĂ« KompaninĂ« KombĂ«tare tĂ« Hekurudhave nĂ« Kanada. Ai po ashtu i ka dhĂ«nĂ« asaj aksione nĂ« vlerĂ« prej 300 milionĂ« dollarĂ«sh nĂ« Auto Nation.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *