Nis numërimi i votave në referendumin e Berishës/ Ja rezultatet e deritanishme në disa prej degëve të PD-së









Prej orës 08:00, anëtarë të Partisë Demokratike në të gjitha degët e Shqipërisë, kanë marrë pjesë në votimin e referendumit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Procesi i votimit ka vijuar deri në orët e pasdites, ku në shumë degë ka përfunduar më herët, ndërsa në disa të tjera, është shtyrë afati për shkak të fluksit të madh të votuesve.

Pas më shumë se 10 orësh, janë publikuar dhe disa prej rezultateve në këto degë. Panorama.al, ju sjell rezultatet e deritanishme (Deri në orën 19:45) në disa qarqe:

Dega e Selenicës: Votuan 257 anëtarë, vota pro shkarkimit 255, vota kundër shkarkimit 2

Dega Pogradec: 502 vota pro, 5 kundër dhe 3 të pavlefshme

Dega Kolonjë: 404 vota pro, 0 kundër dhe 0 të pavlefshme

Dega Vlorë: Vlorë 913 votues, Pro shkarkimit 903 vota, Kundër shkarkimit 8 vota, Të pavlefshme 2 vota

Dega Gjirokastër: Votues 1014, Pro 1000 kundër 11, pa vlefshme 3

Dega Memaliaj: Votues 206, pro 202, pavlefeshme 4

Dega Tepelene: Votues 155, pro 154, pavlefshme 1

Dega Përmet: Votues 255, pro 251, të pavlefshme 4

Dega Këlcyrë: Votues 204, pro 201, Kundër 1, abstenim 1, pavlefeshme 1

Dega Sarandë: 480 votues, 476 vota pro shkarkimit, 1 votë kundër dhe 2 të pavlefshme

Dega Durrës: 2058 anëtarë, 2031 pro vendimit, 17 kundër shkarkimit, 10 të pavlefshme

NJ. ADM SUKTH: 512 votues, 17 kundër vendimit, 10 të pavlefshme

Dega e Shijakut: 472 votues, të gjitha pro, asnjë kundër vendimit dhe asnjë e pavlefshme

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.