Nis raundi i radhës i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë

14:29 21/03/2022

Ukraina dhe Rusia nisën sot raundin tjetër të bisedimeve për paqe, ndërkohë që lufta mes dy vendeve hyri në ditën e 26-të. Negociatorët mbajtën një video-telefonatë 90 minutëshe. Grupet e punës pritet të vazhdojnë të takohen gjatë gjithë ditës.

“Sot po punojmë gjithë ditën”, citohet të ketë thënë një prej negociatorëve ukrainas.

Dy vendet kanë mbajtur disa raunde bisedimesh deri më tani. Takimet e para u zhvilluan në Bjellorusi, ndërsa ditët e fundit ato po mbahen me video-konferencë. Megjithatë, palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një armëpushim ose një tërheqje të trupave ruse.

Më herët, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu bindjen se Ukraina nuk do të pranojë asnjë kusht paqeje që komprometon integritetin e saj territorial.

Teksa ka pasur disa raportime në dukje pozitive nga negociatat gjatë dy javëve të fundit, disa liderë perëndimorë sugjerojnë se Rusia nuk po angazhohet seriozisht në bisedime dhe thjesht po i përdor ato për të vazhduar bombardimin brutal të vendit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.