Nis raundi i ri i dialogut/ Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën tjetër në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në javën tjetër, përkatësisht më 16 nëntor, pritet të zhvillohet raundi i ri i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, çështjet e hapura dhe rrugën përpara në dialog.

Zyrtarë të BE-së nuk kanë komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, zyrtarët evropian kanë hedhur poshtë pretendimet se dialogu është bllokuar për shkak të mospajtimeve për zbatim të Marrëveshjes për Asociacion. Qeveria e Kosovës dhe presidentja e këtij shteti, Vjosa Osmani, kanë thënë se Kosova nuk do të zbatojë marrëveshjen pasi ajo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *