
16:39 07/03/2022
Ka nisur në Bjellorusi raundi i tretë i bisedimeve nëpërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Këtë lajm e ka bërë me dije agjencia shtetërore e medias, Rusia 24. Nuk është bërë e ditur vendndodhja e saktë ku po kryhen këto bisedime.
Sjellim në vëmendje se raundi i parë i bisedimeve u zhvillua më 28 Shkurt, ndërsa i dyti më 3 Mars në Bjellorusi.
Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia, Turqi, sipas Ministrisë së Jashtme Ruse. Ky informacion nuk është konfirmuar ende nga Ministria e Jashtme e Ukrainës./tvklan.al