
12:36 11/07/2023
Stoltenberg: Detyra jonë që Kievi të fitojë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është i mendimit se “pa fitoren e Ukrainës në luftën me Rusinë, NATO nuk ka më arsye për të ekzistuar”.
“Është detyra jonë të bëjmë që Ukraina të fitojë, sepse po nuk fitoi si komb demokratik dhe i pavarur, nuk do të ketë arsye për të diskutuar për siguri apo hyrje në aleancë”.
Para hyrjes në samitin 2 ditor që nis këtë të Martë në Vilnius, Stoltenberg bëri publik për gazetarët planin e tij për të shkurtuar rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, një plan që meqë kjo është e pamundur “de jure” si një vend në luftë, e bën Ukrainën një anëtare “de facto”. Sekretari propozon mbajtjen e një Këshilli Ukrainë-NATO, për njësimin e veprimeve ushtarake.
“Kam propozuar një program shumë vjeçar ndihme për të mundësuar bashkëveprimin e plotë ushtarak mes Ukrainës dhe NATO-s”.
Në samit marrin pjesë krerët e 31 shteteve, ndër të cilët edhe Kryeministri Edi Rama. Mbrëmjen e të Hënës, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan hoqi dorë nga bllokimi i anëtarësimit të Suedisë, pasi mori garanci nga Stokholmi për çështjen e militantëve kurdë dhe hapjen e rrugës së anëtarësimit në BE.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al