Nis seanca në Apelin e GJKKO-së, Vangjush Dako kërkon zbutjen e masës së sigurisë

nis seanca ne apelin e gjkko se vangjush dako kerkon zbutjen e mases se sigurise
nis seanca ne apelin e gjkko se vangjush dako kerkon zbutjen e mases se sigurise

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se ka nisur seanca në Apelin e GJKKO-së.

Kujtojmë se Dako ndodhet në burg, ndërsa akuzohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarë të tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”.

Po kështu sipas SPAK, ish-kryebashkiaku së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, ku citohet se këta të fundit “nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të falsifikuara në përmbajtje”.

Për sa i takon tenderit për shëtitoren në Durrës, SPAK thotë se tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts