Nis sot procesi i vaksinimit anti-COVID për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe pacientët në dializë në Kosovë

Nis sot procesi i vaksinimit anti-covid për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe pacientët me dializë në Kosovë. Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njoftoi se do të nis qendrat në Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë.

Gjithashtu, po sot do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, 10 704 persona (punonjës të institucioneve shëndetësore dhe të moshuar mbi moshën 80 vjeçare), janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca në Kosovë.

Persona nga këto dy kategori prioritare mund të vaksinohen edhe gjatë ditës së nesërme, krahas pacientëve në dializë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *