Nis spastrimi për t’i bërë vend Mbape, Ançeloti heq qafe një të padëshiruar nga Real Madrid










Klubi i Real Madrid po bëhet gati që të presë këtë vit apo tjetrin një emër si Kilian Mbape. Por më parë, po mendon që të spastrojë ekipin nga ata lojtarë të cilët trajneri dhe vetë madrilenët i cilësojnë si të panevojshëm dhe jashtë planeve për të ardhmen.

16288829188926

Një prej tyre është norvegjezi Martin Odegard, i cili nuk u bë kurrë protagonist te madrilenët ndonëse erdhi me shumë bujë te ata që adoleshent në vitin 2015. Huazimet e njëpasnjëshme kanë marër fund, pasi Odegard kërkoi që në rast largimi, këtë herë shitja e tij të ishte përfundimtare.

Klubi ia plotësoi dëshirën, duke pasur parasysh se Ançeloti nuk e shihte atë si një lojtar i cili mund të ndihmonte ekipin në këtë sezon, pavarësisht cilësive që ka. Ndaj pas kërkesës së fundit të Arsenalit, klubi spanjoll ka thënë menjëherë “po”, duke llogaritur se nga shitja e lojtarit te “topçinjtë” do të përfitojë rreth 40 milionë euro. Sipas “Sky Sport”, lojtari është në Londër dhe po finalizon me shpejtësi vizitat mjekësore pasi Arsenali do ta prezantojë para fundjavës dhe ta ketë të gatshëm për sfidën me Çelsin në kampionat. Ai ishte i huazuar te Arsenali në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, duke luajtur me të 14 ndeshje e shënuar 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *