Nis takimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me demokratët e Durrësit








Ka nisur takimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha me demokratët në qytetin e Durrësit.

basha

Pak minuta përpara fillimit të takimit, Basha është pritur me një protestë nga disa mbështetës të ish-kryeministrit Berisha.

Më herët gjatë kësaj të diele, Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e degës nr. 8 në Tiranë.

Basha foli për situatën që ka krijuar protesta e dhunshme e Sali Berishës në 8 janar.

Basha i ka dhënë përgjigje atyre që pyesin pse nuk ka folur më herët për ish-kryeministrin Sali Berisha, kur ky i fundit nisi akuzat ndaj liderit të demokratëve. Akuzat e Berishës erdhën sepse Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes non grata nga SHBA.

Basha ka zhvilluar më herët takime në Fier dhe në Lezhë, në kuadër të një turi takimesh me strukturat në të gjithë vendin.

LEXONI EDHE: “Pse nuk ke folur më parë?”- Basha u shpjegon demokratëve: A mund t’i falja Edi Ramës kënaqësinë e një përplasje me demokratët si ajo që u përpoq të bënte Sali Berisha?

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.