Nis udhëtimin e parë anija më e madhe në botë

nis udhetimin e pare anija me e madhe ne bote

14:35 28/01/2024

“Icon of the Seas” u nis nga Miami i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kjo është anija më e madhe në botë e cila është nisur për të realizuar udhëtimin e parë nga Miami i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Icon of the Seas” është kulmi i më shumë se 50 viteve të ëndërrimit, inovacionit dhe të jetuarit të misionit tone, për të ofruar përvojat më të mira të pushimeve në botë dhe me plot përgjegjësi”, tha në fillim të kësaj jave presidenti i Royal Caribbean Group, Jason Liberty.

Teksa anija po bëhej gati për lundrimin e saj të parë shtatë ditor, ajo u inagurua nga ylli i fushës së blertë Lionel Messi si dhe lojtarë të tjerë të skuadrës së Inter Miami-t.

“Icon of the Seas” është 5 herë më e madhe se Titaniku, ka 20 kuverta, shtatë pishina dhe më shumë se 40 restorante dhe bare.

Ky mjet lundrues mund të transportojë deri në 7,600 pasagjerë që është edhe kapaciteti maksimal. Pavarësisht nga madhësia e saj mediat e huaja shkruajnë se kjo anije është më miqësore me mjedisin se disa anije lundrimi më të vogla.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts