Nis vaksinimi i adoleshentëve në vendet e BE

14:10 01/06/2021

Përshpejtimi i procesit për të rihapur qytetet dhe shkollat

Vendet e para të Bashkimit Evropian të cilat kanë nisur vaksinimin e adoleshentëve kundër Covid-19 janë Rumania dhe Italia.

Shtete të tjera në Evropë pritet të ndjekin të njëjtin shembull, por disa prej tyre do t’u japin përparësi vaksinimit të rriturve dhe fëmijëve me probleme shëndetësore.

[embedded content]

Franca filloi këtë proces për këdo që është 18 vjeç e lart. Ky vendim u mor më herët seç ishte planifikuar. Deri më tani gjysma e popullsisë së rritur franceze ka marrë të paktën një dozë dhe më shumë se 20% janë vaksinuar plotësisht.

Ndërsa Gjermania nga data 7 Qershor do hapë vaksinimin për të gjithë. Evropa dhe SHBA janë të etura për të përshpejtuar procesin e vaksinimit. Kjo e fundit së bashku me Kanadanë kanë miratuar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart. 

Koronavirusi ka prekur mbi 170 milionë njerëz në të gjithë botën dhe mbi  3.5 milionë njerëz kanë humbur jetën. Numri i vaksinave të dhëna deri më tani ka kaluar mbi 1.8 miliardë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *