Nisen anijet e para me grurë nga Ukraina

nisen anijet e para me grure nga ukraina
nisen anijet e para me grure nga ukraina
[embedded content][embedded content]

22:16 12/07/2022

Eksporti i grurit nga Ukraina drejt vendeve të BE-së duket se po rikthehet. Marina ushtarake ukrainase njoftoi përmes një postimi në Facebook se ndihmoi 8 anije tregtare të merrnin grurë nga portet jugore vendase në Detin e Zi, për ti transportuar përmes Danubit në Rumani, nga ku do të shpërndahen më pas në vende të tjera europiane. Marina ukrainase tha se lëvizja e anijeve tregtare u bë e mundur pas çlirimit të ishullit të gjarpërinjve nga rusët, i ndodhur pranë grykëderdhjes së Danubit në Detin e Zi.

Vazhdimësia e eksporteve të drithit ukrainas megjithatë është e brishtë, pasi varet shumë nga zhvillimet e luftës në këtë vend. Për garantimin e tyre nevojitet një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit, të cilën presidenti turk Rexhep Taip Erdogan duket i angazhuar për ta arritur. Kreu i shtetit turk zhvilloi biseda të veçanta telefonike me homologët Zelenski e Putin, të cilëve u ofroi ndërmjetësim jo vetëm për çështjen e grurit por edhe për futjen e konfliktit në Ukrainë në rrugën e zgjidhjes.

Bombardimet ruse në lindje të vendit nuk janë ndalur. Por me artilerinë perëndimore me rreze të gjatë veprimi që ka tashmë në duar, ushtria ukrainase goditi një bazë ruse në rajonin e pushtuar jugor të Hersonit, duke vrarë 7 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts