Niset në hapësirë teleskopi më i madh në histori

22:18 25/12/2021

Qëllimi i tij është të vëzhgoje yjet dhe galaksitë

Teleskopi hapësinor James Webb me vlerë 10 miliard Dollarë u lëshua nëpërmjet një rakete nga Guajana franceze. Projekti për ndërtimin e këtij teleskopi ka zgjatur 30 vite dhe konsiderohet si një nga përpjekjet më të mëdha shkencore të shekullit të 21-të.

Qëllimi i teleskopi i cili konsiderohet si më i madhi në histori është të vëzhgojë yjet dhe galaksitë. Videoja live e kapur nga një kamerë e montuar në pjesën e sipërme të raketës tregoi teleskopin teksa lë token dhe ngjitet për në hapësirë.

Teleskopi Webb do ta rrijë në orbitën diellore 1 milion milje nga Toka që do të thotë rreth katër here më larg se hëna. Ai është jetë i pajisur me një teknologji që do ti lejojë të studiojë atmosferat e planetëve të ndryshëm.

Teleskopi arriti në hapësirë dhe aktivizojë çdo pjesë teknologjike të tij pasi ai po furnizohej me energji elektrike. James webb pritet të transformojë të kuptuarit e shkencëtarëve për universin dhe vendin tonë në të.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *