Nisin diskutimet për të ardhmen e Evropës

21:30 17/09/2021

Në panele do të ftohen edhe qytetarë nga Ballkani Perëndimor

Këtë të premte kanë nisur në Strasburg kolegjet me qytetarët evropianë pjesë e konferencës për të ardhmen e Evropës. Katër panele do te zhvillohen nga muaji Shtator 2021 deri në Janar 2022,  secila prej të cilave përbëhen nga 200 qytetarë, që pasqyrojnë diversitetin demografik dhe social të BE -së do të mendojnë dhe do të bëjnë rekomandime konkrete mbi drejtimin e ardhshëm që duan për Evropën.

Të paktën një e treta e pjesëmarrësve në secilin panel janë të rinj jo më shumë se 25 vjeç. Në parlamentin Evropian po diskutohet mundësia që në këto diskutime të përfshihen edhe qytetaret e Ballkanit perëndimor.

 “Për shumicën në parlamentin evropian marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor mbeten një prioritet për shume arsye jo vetëm gjeopolitike por edhe të bashkëpunimit ekonomik. Ne mbështesim investimet në Shqipëri dhe në shtetet e tjera të rajonit për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia e Covid-19”, është shprehur kryetar i grupit të Rilindjes Evropiane Dacian Cioloș.

Ne po zhvillojmë diskutime të brendshme për të ardhmen e Evropës ndaj mendojmë se në këtë debat duhet të përfshijmë kolegët nga Shqipëria dhe rajoni për të marrë ide dhe propozime që vijnë prej tyre.

Qytetarët pjesëmarrës në këto panele që zhvillohen për të diskutuar të ardhmen e Evropës janë përzgjedhur rastësisht nga një kompani sondazhi e pavarur, sipas pesë kritereve për të pasqyruar diversitetin e BE -së: Origjina gjeografike kombësia, gjinia, mosha, prejardhja socio -ekonomike dhe niveli i arsimimit.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *