Nisin protestat në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës (Video)

nisin protestat ne rusi kunder pushtimit te ukraines video
nisin protestat ne rusi kunder pushtimit te ukraines video

17:48 24/02/2022

Ndërkohë që Rusia po sulmon ushtarakisht Ukrainën, në disa qytete ruse kanë nisur protestat kundër Presidentit rus Vladimir Putin.

Në Shën Petersburg qytetarët rusë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër luftës që Rusia po bën ndaj Ukrainës.

Forcat policore ruse tentuan të ndalonin protestat, megjithatë revolta e qytetarëve rusë ka vazhduar.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe pamje të protestave që kanë nisur në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës.

Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën në orët e para të mëngjesit të së enjtes duke goditur nga 3 fronte; Lindja, Veriu dhe Jugu. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts