Nisja e seancës së Parlamentit, Berisha flet për aksionin: Edhe në Hënë po të shkojë Edi Rama, do kthehet dhe do të marrë ndëshkimin e merituar

nisja e seances se parlamentit berisha flet per aksionin edhe ne hene po te shkoje edi rama do kthehet dhe do te marre ndeshkimin e merituar
nisja e seances se parlamentit berisha flet per aksionin edhe ne hene po te shkoje edi rama do kthehet dhe do te marre ndeshkimin e merituar

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama se prej një muaji nuk shkon në Parlament. Nga selia e Parlamentit në pritje të nisjes së seancën plenare, Berisha theksoi se Kushtetuta shkelet në vijimësi dhe se opozita është aty për ta mbrojtur.

“Ai ka një muaj që nuk hyn në Parlament. Nuk respekton Kushtetutën. Ne vlerësojmë pa diskutim progres raportin dhe konstatimin e tij se në këtë Parlament, Kushtetuta shkelet me të dyja këmbët. Dje Edi Rama bëri sikur paraqitej në interpelancë dhe sikur tani i doli papritmas ky problem. Edhe në hënë po u nis, në tokë do zbresë prapë dhe do të marrë atë që meriton”, thekson Berisha.

Ai u pyet nga gazetarët për deputetët socialistë që kanë mbërritur më herët se zakonisht në sallën e seancave plenare. “Le të mbërrijnë në më herët. Asgjë nuk ndalon veprimin tonë. Kur thuhet një aksion pa kthim, do të thotë do të kalojë në të gjitha stadet e veta deri në vendosjen e Kushtetutës”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts