“Nisja lidhi në Facebook”, 36-vjeçarja vret me shishen e birrës të dashurin

51-vjeçari Giuseppe Canzoneri ishte gjetur i vdekur në një pellg gjaku në shtëpinë e tij në Palermo në Sicili, ndërsa e dashura e tij e re, e vendosur së fundmi në shtëpinë e tij, pranoi krimin. 36-vjeçarja Romina Soragni, u arrestua me akuza vrasjeje ndaj burrit me të cilin kishte nisur një lidhje pas njohjes në rrjetin Facebook.

Lidhja e tyre duket se kishte lindur brenda një konflikti, pasi gruaja ishte abuzuese me alkoolin sipas rrjetit vendas Il Messaggero, ku shtohej se ajo kërkohej nga mjekët e klinikës së rehabilitimit Lercara Friddi. Për një periudhë gruaja ishte zhvendosur mes rajoneve të Prizzi e Veneto, por më pas miku i saj e kishte marrë për ta vendosur përfundimisht në Sicili.

Por më 6 gusht tensionet mes tyre kishin degjeneruar deri në tragjedi, teksa Soragni i kishte thënë një polici që e ndaloi teksa ecte e shokuar nëpër qytet, “E vrava unë”. Viktima kishte vdekur nga goditja ne koke me një shishe të mbushur birre.

Autoritetet që erdhën në apartamentin e tyre, gjetën kufomën në një pellg gjaku si dhe copa të shumta nga shishe të thyera. Giuseppe Canzoneri e Romina Soragni ishin të dy papunë dhe në disa raste ishin ndaluar nga karabinierët për dhunë dhe sjellje të dehur.

Lajmi i rëndë shokoi qytezën e Giaçiano con Baruchella, ku jetojnë prindërit në pension të Romina Soragni, si dhe i vëllai që punon në një fabrikë. Kryebashkiaku Natale Pigaiani, nuk e fshehte hidhërimin: “Jam shumë i trishtuar për këtë histori ku përfshihet bashkëqytetarja jonë dhe familja e saj”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *