Nisma “Brez dhe Rrugë”, Xi Jinping konfirmon mbështetjen e Putinit

nisma brez dhe rruge xi jinping konfirmon mbeshtetjen e putinit

nisma brez dhe rruge xi jinping konfirmon mbeshtetjen e putinit

09:07 18/10/2023

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë marrë pjesë në forumin e nivelit të lartë për nismën “Brez dhe Rrugë” (BRI) që zhvillohet në Pekin.

Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Xi ka paraqitur vizionin e tij për nismën “Brez dhe Rrugë”, të cilin ai e ka pozicionuar si një alternativë ndaj zhvillimit. Të dy udhëheqësit pohuan mbështetjen në një diskutim dypalësh.

BRI, një invesim prej trilion dollarësh synon ta sjellë Kinën më afër botës përmes infrastrukturës dhe investimeve. Më shumë se 145 vende janë regjistruar, që përbëjnë tre të katërtat e popullsisë së botës dhe gjysmën e pasurisë totale të globit.

Më tepër se për të marrë pjesë në një forum bashkëpunimi ekonomik, prania e pjesëmarrja e shefit të Kremlinit në këtë forum shihet si një përpjekje për të thelluar aleancën e pashpallur mes Moskës dhe Pekinit përballë perëndimit, mes konflikteve që kanë shpërthyer e rrezikojnë të shpërthejnë në ato pjesë të globit të konsideruara si zona të tyre të ndikmit, si Ukraina apo Tajvani./tvklan.al




nisma brez dhe rruge xi jinping konfirmon mbeshtetjen e putinit

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts