Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takime në Ministrinë e Universiteteve në Spanjë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë bën me dije se takimi me ministrin Manuel Castells Oliván u zhvillua në kuadër të nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri.
“Madrid, Spanjë – Në Ministrinë e Universiteteve me Ministrin Manuel Castells Oliván, në vijim të nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Më herët Rama u shpeh se vizita e pare zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë hap një faqe të re në marrëdhëniet me potencial bashkëpunimi politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor mes dy vendeve.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al