“Niveli i deputetëve po bie”, Bardhyl Agasi: Aksioni i opozitës në Parlament jo i duhuri. PS në pushtet deri në 2030, fatkeqësi për Partinë Demokratike

niveli i deputeteve po bie bardhyl agasi aksioni i opozites ne parlament jo i duhuri ps ne pushtet deri ne 2030 fatkeqesi per partine demokratike
niveli i deputeteve po bie bardhyl agasi aksioni i opozites ne parlament jo i duhuri ps ne pushtet deri ne 2030 fatkeqesi per partine demokratike

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Agasi thotë në studion e emisionit “Kjo javë” në News 24, se Partia Socialiste do të qëndrojë gjatë në pushtet ashtu sikurse shpalli në Kongres planet për vitin 2030.

“Fjalën autoritar mund ta pranoj. Në periudhën që po kalojmë, ka lexet të jetë një çikë autoritar si burrë shteti e kam fjalën si kryeministër dhe jo si kryetar të Partisë. Me Ramën kam komunikime. Me deputetët e periudhës së parë ’91-96 ishin njerëz shumë të zgjedhur.

Edhe partia Demokratike kishte njerëz të zgjedhur. Për fat të keq, ka ardhur duke rënë niveli i parlamentit shqiptar. Është e drejtë që opozita të protestoj por nuk jam për këto forma. Fjala Parlament është vendi ku zotëron fjala dhe duhet të bindësh me fjalë. Njerëzit dëgjojnë.

As vetë Partia Demokratike nuk e pëlqen, nuk i duan këto forma, me djegie, shkatërrime. Le të gabojë Partia Socialiste, por nëse kanë forcën e fjalës e bën për të të dëgjuar elektorati, edhe socialistët dhe bindi që të rritet autoriteti. Për fat të mirë të Partisë Socialiste shkon deri në vitin 2030, por për fat të keq të Partisë Demokratike, për fat të keq jo vetëm për Partinë Demokratike por për demokracinë shqiptare.

Jetëgjatësia në pushtet nuk duhet. Për ndryshe, ç‘kuptim ka pluralizmi. PD është e ndarë në tre formacione. Ata duhet të jenë të bashkuar më shumë se kurrë. Ata kanë forca. Është e drejta e tyre të pretendojnë të vijnë në pushtet por kështu nuk vijnë dot”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts