Dushan Vlahoviç është kthyer padyshim në lojtarin më të ndjekur të Serisë A në këtë sezon. Jo vetëm për shkak të skadencës së kontratës së tij që e bën të ardhmen e sulmuesit 21-vjeçar serb të pasigurt, por edhe për atë që po tregon në fushën e lojës te Fiorentina.
Sot, me golin e shënuar ndaj Sampdorias në Serinë A, lojtari arriti shifrën e 29 golave në vitin kalendarik 2021. Një shifër mbresëlënëse të cilën në 69 vitet e fundit e kanë kaluar vetëm 3 të huaj të tjerë.
Hernan Krespo shënoi 30 gola në vitin 2001, Gonzalo Higuain realizoi po 30 në vitin 2016 dhe Kristiano Ronaldo realizoi 33 në vitin e kaluar, 2020. Por Vlahoviç mund t’i arrijë dhe t’i kalojë të gjithë. Fiorentina ka edhe 4 ndeshje për të luajtur gjatë këtij viti dhe sulmuesi i ka të gjithë mundësitë që të kalojë edhe këta emra të mëdhenj të futbollit botëror.

PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al