Një aeroplan me 159 pasagjerë bën ulje emergjente në një fushë në Rusi, ja çfarë ndodhi

nje aeroplan me 159 pasagjere ben ulje emergjente ne nje fushe ne rusi ja cfare ndodhi

Një Airbus A320 me 159 pasagjerë në bord ka kryer një ulje emergjente në një fushë në rajonin e Novosibirsk, sipas Ural Airlines. “Aeroplani Airbus A320, fluturimi U6-1383 në rrugë nga Soçi në Omsk, ka kryer një ulje emergjente jashtë aeroportit. Ulja ishte e suksesshme. Kishte 161 pasagjerë në bord, askush nuk u lëndua”, tha linja ajrore në kanalin e saj Telegram, shkruajnë mediat e huaja.

Siç u raportua më herët, një aeroplan i Ural Airlines kërkoi ulje në aeroportin e Novosibirsk për arsye teknike. Vendimi thuhet se u mor nga ekuipazhi i saj dhe më vonë u bë e ditur se aeroplani u ul në një fushë në rajonin e Novosibirsk.

Sipas Agjencisë Federale për Transportin Ajror, në bord ndodheshin 159 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Ndërkohë raportohet se të gjithë pasagjerët tashmë janë akomoduar të sigurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts