Një aleancë kundër Rusisë? Zelensky ka plane me udhëheqësin polak

nje aleance kunder rusise zelensky ka plane me udheheqesin polak

nje aleance kunder rusise zelensky ka plane me udheheqesin polak

08:31 23/01/2024

Udhëheqësi polak dhe ai ukrainas u zotuan të hënën të forconin aleancën e tyre kundër agresionit rus në Ukrainë, duke lënë mënjanë dallimet rreth bllokadës polake të hyrjes së kamionëve ukrainas në Bashkimin Evropian. Në vizitën e tij të parë në Kiev që kur u zgjodh kryeministër i Polonisë, Donald Tusk e cilësoi luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër agresionit rus një “betejë” midis “të mirës dhe së keqes”, duke shtuar, “Polonia do të bëjë gjithçka për të rritur shanset e Ukrainës për fitore në këtë luftë”.

“Siguria e kombit polak dhe shtetit polak është gjithashtu në rrezik nga kjo luftë”, tha Kryeministri Tusk në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin ukrainas Volodymyr ZelenskY.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan muajt e fundit për shkak të bllokadave polake ndaj kamionëve ukrainas në kufirin mes dy vendeve.

Bllokada e shoferëve polakë të kamionëve, e cila filloi në nëntor, u pezullua javën e kaluar. Ata protestuan kundër hyrjes pa leje të kamionëve ukrainas në BE.

BE-ja hoqi dorë nga sistemi i lejeve për kamionët ukrainas pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në shkurt 2022, por shoferët polakë të kamionëve duan që ai të rikthehet, duke thënë se të ardhurat e tyre janë goditur nga vendimi i BE-së. Shoferët polakë të kamionëve ranë dakord javën e kaluar të pezullonin protestën deri më 1 mars.

Donald Tusk u rikthye në politikën polake muajin e kaluar pasi shërbeu në postin e Presidentit të Këshillit Evropian.

Kryeministri Tusk dhe Presidenti Zelensky përshëndetën planet për prodhimin e përbashkët të armëve. Zoti ZelenskY tha në një postim në rrjetin social X se ata kishin diskutuar një formë të re bashkëpunimi, që synon blerjet e armëve në shkallë më të gjerë për Ukrainën. Ai nuk dha detaje të tjera për këtë.

Udhëtimi i befasishëm i Kryeministrit Tusk në Kiev përkoi me Ditën e Bashkimit të Ukrainës, që shënon bashkimin e Ukrainës perëndimore me atë lindore në 1919. Ukraina është përballur me pushtime të shumta gjatë historisë së saj të gjatë.

Presidenti Zelensky e shënoi ditën duke nënshkruar një dekret që u ofron shtetësi të dyfishtë ukrainasve që jetojnë jashtë vendit dhe pasardhësve të tyre nga e gjithë bota, përveç atyre në Rusi, si dhe luftëtarëve të huaj që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus./VOA

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts