Një anije bllokohet në kanalin e Suezit në Egjipt

12:18 24/03/2021

Kanali i Suez në Egjipt është bllokuar nga një anije e madhe konteinerësh që u përplas pasi humbi kontrollin. Pak këtij aksidenti kanë mbetur të bllokuara dhjetëra anije që transportojnë mallra në këtë rajon.

Anija që ka bllokuar kanalin e Suezit

Një anije tërheqëse u vendos për të ndihmuar zhvendosjen e anijes 400 metra të gjatë dhe 59 metra të gjerë, por duket se ky operacion mund të zgjasë dhe bllokimi do të vijojë dhe për disa ditë.

Paraqitja grafike si është bllokuar kanali i Suezit

Nga ana tjetër autoritetet në Egjipt kanë bërë me dije se është rihapur kanali i vjetër dhe është devijuar i gjithë trafiku i anijeve për të mos bllokuar tregtinë.

Dhjetëra anije kanë mbetur të bllokuara dhe dyshohet se shkak për këtë incident është bërë era e fortë e cila ka bërë që anija të devijonte drejtimin dhe u përplas.

Kanali i Suezit është rruga ujore që lidh Mesdheun me Detin e Kuq, dhe siguron lëvizjen e mallrave mes Azisë dhe Evropës./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *