Një ari zbret në parkun e madh të Prishtinës, autoritetet e mbyllin. Ahmeti: Apelojmë të respektohet ky vendim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se është mbyllur përkohësisht parku i Germisë. Ahmeti ka thënë se kanë marrë këtë vendim për shkak të evitimit të rrezikut pasi në këtë park është vërejtur një ari.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojmë vendimin e të mos fekuentojnë këtë park.

“Mbyllet përkohësisht Parku i Gërmisë
Të nderuar qytetarë, kemi vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.
Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.
Ariu nuk është pjesë e ‘Parkut të arinjve’. Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër. Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj”, shkruan Ahmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *