Një autobus shpërthen në qendër të qytetit qendror rus të Voronezh

Një autobus ka shpërthyer në qendër të qytetit  qendror rus të Voronezh. Pamjet që dalin nga vendi i ngjarjes tregojnë automjetin të copëtuar.

Një grua vdiq në spital pasi kishte marrë plagë të shumta në trup. Të paktën 18 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi, sipas zyrtarëve mjekësorë. Raportohet se tre persona janë në gjendje kritike.

Incidenti ndodhi afër një qendre të madhe tregtare.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi kur pasagjerët po hipnin në automjet në një stacion autobusi.

Rreth 30 persona ishin në bord në kohën e shpërthimit, tha shoferi i autobusit, i cili i mbijetoi shpërthimit.

Zëvendësguvernatori i Rajonit Voronezh u tha mediave se terrorizmi nuk po konsiderohet nga autoritetet në këtë fazë të hetimit. Në të njëjtën kohë, guvernatori i rajonit Aleksandr Gusev, i cili mbërriti në vendin e shpërthimit, tha se shoferët e transportit publik do të udhëzohen të kujtojnë udhëtarët që të raportojnë çdo objekt të dyshimtë në bord.

//https://t.me/vrn01/2049

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *