Një baba nga SHBA gjendet i ngrirë për vdekje në dëborë ditën e lindjes

nje baba nga shba gjendet i ngrire per vdekje ne debore diten e lindjes
nje baba nga shba gjendet i ngrire per vdekje ne debore diten e lindjes

14:22 26/12/2022

Një baba është gjetur i ngrirë për vdekje ditën ditëlindjen e tij pasi ndodhej jashtë gjatë një stuhie dimërore në SHBA.

William Clay, 56 vjeç, u konfirmua si një nga 16 viktimat e dimrit të acartë në Buffalo, SHBA. Ai u gjend i pajetë me fytyrë poshtë në dëborë.

Familjarët e identifikuan trupin e tij menjëherë pasi u raportua i zhdukur në prag të Krishtlindjes. Qyteti, në shtetin e Nju Jorkut, është përfshirë nga temperatura nën zero dhe stuhi të mëdha gjatë ditëve të fundit.

Para identifikimit të trupit, motra e tij Sophie Clay i kishte nxitur njerëzit në Facebook që ta ndihmonin duke kërkuar William. Ajo tregoi se i vëllai shpesh kalonte kohë në dyqanin 7-Eleven pranë shtëpisë së tij, sipas The Mirror.

nje baba nga shba gjendet i ngrire per vdekje ne debore diten e lindjes

Disa orë më vonë, ajo ndau lajmin për vdekjen e tij në një faqe GoFundMe për të mbledhur para për funeralin e tij.

 “Vëllai im humbi jetën papritur në ditëlindjen e tij”, ka shkruar ndër të tjera Sophie.

Familja ka kërkuar që njerëzit të ndalojnë së shpërndari pamjet që tregojnë trupin e tij të pajetë, ku shihet me fytyrë poshtë në borë.

Një total prej të paktën 16 personave janë raportuar të vdekur në qytetin e Buffalo dhe zonën përreth qarkut, pas një stuhie dimërore që goditi Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve të Krishtlindjes.

Numri i përgjithshëm i viktimave në mbarë vendin vlerësohet në 34. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts