Një bazë ujore në 200 metra thellësi

10:22 21/09/2023

Në Uells do të ndërtohet një Stacion Ndërkombëtar Oqeanik

Së shpejti do të ndërtohet Stacioni i parë Ndërkombëtar Oqeanik. Bëhet fjalë për një bazë nënujore në gjendje të operoje deri në 200 m thellësi, do të quhet Sentinel e që lokacioni i parë pritet të jetë gati në 2027 nën ujërat e Uells.

Kjo thellësi është vendimtare për të njohur më shumë botën e ujit, përtej rrezeve të diellit, dhe aty ku jeton pjesa më e madhe e faunës detare. Kjo bazë është projektuar të jetë modulare dhe e zgjerueshme. Çdo element do të mund të lidhet me të tjerë, duke mbajtur autonominë dhe duke bërë të mundur transportin, akomodimin e ekipeve shkencore, zyrat, laboratoret etj.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts