Një britanik i vrarë në Ukrainë, një tjetër i zhdukur

nje britanik i vrare ne ukraine nje tjeter i zhdukur
nje britanik i vrare ne ukraine nje tjeter i zhdukur

18:40 28/04/2022

Një qytetar britanik raportohet të ketë mbetur i vrarë ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur në Ukrainë.

“Mund të konfirmojmë se një shtetas britanik është vrarë në Ukrainë dhe ne po i ofrojmë mbështetjen e nevojshme familjes së tij. Një tjetër person rezulton i zhdukur, familjarëve të së cilit po ashtu po i ofrojmë mbështetje, ndërsa po kërkojmë me ngulm informacione të mëtejshme”, tha Zyra për Punët e Jashtme, pa dhënë detaje të tjera për atë që dy persona po bënin në Ukrainë.

Megjithatë, siç shkruan BBC, qeveria britanike kishte këshilluar britanikët që të shmangnin çdolloj udhëtimi drejt Ukrainës që nga nisja e luftës në Shkurt.

Ditët e para të luftës, Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se do të mbështeste individët nga Britania e Madhe që mund të duan të shkojnë në Ukrainë për të luftuar, por më vonë qeveria këshilloi kundër kësaj./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts