Një delegacion izraelit do të vizitojë Egjiptin për bisedime mbi shkëmbimin e të burgosurve

Një delegacion zyrtar izraelit pritet të vizitojë Egjiptin javën e ardhshme për bisedime mbi një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve midis Tel Avivit dhe grupit palestinez të rezistencës Hamas.

Në raportimin e mediat izraelite theksohet se të burgosurit palestinezë të akuzuar për përfshirje në sulme ndaj Izraelitëve do të jenë midis atyre që lirohen nëse bihet dakord për një marrëveshje shkëmbimi.

Autoritetet egjiptiane ende nuk kanë komentuar mbi raportin.

Rreth 4.500 palestinezë besohet të mbahen në burgjet izraelite, duke përfshirë 41 gra, 140 të mitur dhe 440 të paraburgosur administrativë, sipas të dhënave të përpiluara nga organizata për të drejtat e të burgosurve.

Ndërkohë, Hamasi mban në robëri katër izraelitë, përfshirë dy ushtarë.

Të hënën, udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, tha se “ka shans të vërtetë për të bërë përparim” në një shkëmbim të të burgosurve me Izraelin, pasi kishte zhvilluar bisedime me shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel në enklavën e rrethuar.

Të dielën, Kamel u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas për bisedime mbi armëpushimin në Gaza dhe rindërtimin e territorit palestinez.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti që hyri në fuqi në orët e para të 21 majit i dha fund bombardimeve 11-ditore të Izraelit në Rripin e Gazës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *