“Një ditë e trishtë për artin shqiptar”- Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit: Ikonë e teatrit






pjimage - 2021-06-03T152913.508

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur mesazhin e tij të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të artistit të madh Pirro Mani, në një postim në rrjetet sociale.

Për Bashën, aktori dhe regjisori i njohur ishte ikonë e teatrit.

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.

E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit.

Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.

U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Aktori i njohur mbylli sytë në moshën 89-vjeçare në SHBA, ku prej disa vjetësh jetonte në Nju Jork, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen e tij.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *