Një ditë para nisjes së fushatës, Rama vizitë në Turqi. Marrëveshje me Erdoganin për vaksinat anti-covid?

SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë në Turqi, ku do të takohet me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

rama 9

“News 24” raporton se kreu i qeverisë pritet të finalizojë marrëveshjen për vaksinat anti-Covid.

Raportohet se Rama do të zhvillojë takime zyrtare me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, për finalizimin e marrëveshjes për furnizimin e Shqipërisë me vaksina ruse.

Lëvizja e kreut të qeverisë vjen një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi Aktin Normativ, që u hap dritën e gjelbër vaksinave ruse dhe kineze. Në 22 mars në vendin tonë mbërritën 10 mijë doza të vaksinës Sputnik V, që ishin dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Po ashtu vizita e Ramës në Turqi vjen një ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore në Shqipëri. Partia Socialiste do të hapë nesër zyrtarisht fushatën, ku mitingu i parë do të zhvillohet në orën 18:00 në Sheshin “Skënderbej”.

Me pas takimet do te vazhdojnë në të gjithë vendin, përgjatë muajit të fundit para zgjedhjeve.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *