Një ditë pas debateve të forta mes Alibeajt dhe Berishës, sot pritet të mblidhet Komisioni i Rithemelimit. Çfarë do diskutohet









Një ditë pas debateve të ashpra mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës sot pasdite pritet të mblidhet Komisioni i Rithemelimit. Gazetari i Panorama, Mariglen Kume raporton se mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00, ndërsa gjatë mesditës në ambientet e slisë blu ka shkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Kujtojmë se një ditë më parë ka pasur debate të shpra mes ish-kryeministrit Berisha, i cili akuzoi Alibeajn për padinë ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu 11 prillin.

Ndërkohë Alibeaj dhe Gazment Bardhi i qëndrojnë mendimit që Berisha nuk mund të kthehet në Grupin e PD-së, për shkak se është person “non grata”. Kjo ndarje pengoi arritjen e një konsensusi për përbashkimin e demokratëve. Pas disa formulave të propozuara, Alibeaj kërkoi që secili deputet t’i paraqesë propozimet me shkrim dhe të diskutohen sërish.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.