Një ditë pas kërkesës për regjistrimin në KQZ/ Ilir Meta në selinë e PD, takim me Berishën

nje dite pas kerkeses per regjistrimin ne kqz ilir meta ne seline e pd takim me berishen
nje dite pas kerkeses per regjistrimin ne kqz ilir meta ne seline e pd takim me berishen

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në selinë e PD mëngjesin e sotëm.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se Meta do ketë një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi vjen një ditë pas regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në KQZ për zgjedhjet në Kukës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje regjistroi Koalicionin “Bashkë Fitojmë” në garën elektorale për Bashkinë e Kukësit, që do të mbahet më 24 shtator.

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, në mbledhjen e zhvilluar tha se ky koalicion përbëhet nga Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta dhe drejtuese e koalicionit dhe Partia Demokristiane. Sipas Celibashit, shkronjat nistore të koalicionit janë “BF”.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts