Një ditë pas Kuvendit Kombëtar/ Basha poston mesazhin: Zgjodhëm të ardhmen. Si do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër!









Një ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së, kryedemokati Lulzim Basha ka postuar një mesazh në rrjetet sociale ku thekson se demokratët zgjodhën të ardhmen.

“Zgjodhëm të ardhmen, zgjodhëm të ndryshojmë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!”, thekson kreu i PD.

Çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit padiskutim po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër! Ndaj edhe ky Kuvend zhvillohet si një akt i vetëdijshëm, i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike për një moment jetik, thelbësor dhe pa të dytë në historinë tonë që nga themelimi.

Ne jemi partia e parë opozitare, partia e shpresës të shqiptarëve dhe pa asnjë diskutim na takon të jemi aty ku dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor. Ky Kuvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë dhe dua ta dëgjoj me shumë se kurrë nga delegatët: A do të zgjedhim të ardhmen? PO!”, thuhet në fjalën e mbajtur dje nga Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.