Një ditë pas protestës së Berishës, sot zhvillohet në Tiranë samiti “Ballkani i Hapur”! Ja axhenda









Pas një pritje në Elbasan që iu bë mbrëmë Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, sot do të zhvillohet në Tiranë aktiviteti në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

aleksandarvucic-edirama

Axhenda nis në orën 9:00 me pritjen e delegacioneve dhe përfundon në orën 13:00 me konferencën e përbashkët.

Për shkak të protestës së organizuar në Tiranë nga Sali Berisha, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka ndryshuar axhendën e tij. Ai nuk është akomoduar fillimisht në hotel “Rogner” në Tiranë, por e ka anashkaluar kryeqytetin për të mbërritur përmes Unazës së Re në Elbasan, në kompleksin “Rozafa City Fish”.

Policia kishte marrë masa të forta sigurie që detyruan të mbyllin plotësisht qarkullimin në unazën e Elbasanit gjatë kohës që pritej të kalonte Presidenti Vuçiç. Më parë në kompleksin turistik kishte mbërritur Edi Rama me delegacionin e tij.

Ndërsa Kryeministri i dorëhequr Zoran Zaev ka mbërritur përmes doganës së Qafë-Thanës në Elbasan.

AXHENDA

09:00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave
(mundësi foto)
09:05 – Takimi i 3 drejtuesve (në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç
dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
09:30 – Seancë
I PARI QË MERR FJALËN:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
Drejtori i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë,
Marko Cadez
Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
Ines Muçostepa, Antoni Peshev,
10:30 – Pushim
10:45 – Diskutimi i liderëve mbi axhendën e ardhshme për
Ballkanin e Hapur
12:00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal
PANELI:
Edi Rama
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç
Branislav Nedimoviç
Siniša Mali
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave,
Trajan Dimkovski
Ines Muçostepa
NË SEANCË MARRIN PJESË EDHE:
Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit
13:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve
të iniciativës ballkanike të hapur

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *