
FRANCE
Kryeministri i Francës, Jean Castex mori dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca në një transmetim live në televizion, për të rritur besimin e publikut te vaksinat.
Ditën e sotme autoritetet franceze rinisën procesin e vaksinimit, i cili u pezullua për disa ditë për motive sigurie pas disa rasteve të raportuara me mpiksje gjaku.
Pasi bëri vaksinën në spitalin e Saint-Mande në Paris, Castex 55 vjec iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen masivisht për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.
Gjatë ditës së sotme pritet të vaksinohet dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili lajmëroi dje se do të marr sot vaksinen AstraZeneca.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al