“Një episod na ndëshkoi”, Shehi ka dyshime për golin e anuluar: Do të qajmë rastet e humbura

nje episod na ndeshkoi shehi ka dyshime per golin e anuluar do te qajme rastet e humbura































Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, u shfaq i mërzitur pas disfatës në finalen e “Final 4” ndaj Egnatias me rezultatin 0-1. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN”, tekniku durrsak ndër të tjera u shpreh:  

bandicam 2024-05-26 21-25-02-011

“Mërzitja është prezente, po të kishim shënuar do të qe histori tjetër. Rastet i kishim, po të kishim shënuar do kishte shkuar ndryshe.  

Presioni në ndeshje të tilla është i madh, ndoshta ndikoi te lojtarë. Në pjesën e dytë ishim ne prezente, nuk kam pishman. Episodet e vendosin, kështu ndodhi edhe sot, një episod na ndëshkoi.  

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të qajmë rastet e humbura. Ky është futbolli. Egnatia u përshtat më shumë me terenin në pjesën e parë. E zhvendosi lojën me topat e gjate. Kundërshtari i shfrytëzoi rastet ndërsa ne jo. Këtë kohë që jemi pushim do të jemi të mërzitur, më vjen keq për çunat dhe tifozët që dhanë maksimumin.

Nuk e di rasti i golit që na u anulua a ishte i rregullt apo jo. Ngelet për t’u parë”, u shpreh Shehi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts