Një folëse e pazakontë lajmesh

22:10 28/12/2021

37-vjeçarja bën një tatuazh në fytyrë

Mund të duket e pazakontë, por kjo 37-vjeçare është e para folëse lajmesh në botë që shfaqet para publikut me një tatuazh në mjekër dhe buzë.

Quhet Oriini Kaipara dhe tashmë ajo drejton një edicion lajmesh në një prej orareve me shikueshmëri të lartë në televizionin publik Neozelandez, atë të orës 18.00, të njohur ndryshe si “Primetime”.

Ajo që e bën atë të veçantë nuk është thjeshtë tatuazhi në mjekër, por që ky tatuazh është simbol i origjinës së saj nga fiset autoktone Maori, që popullojnë prej Zelandën e Re dhe Australinë, që në vitet 1300, disa shekuj para kolonizimit të europianëve.

Kaipara u tha mediave se drejtimi i një edicioni lajmesh të orës 18:00 ishte një arritje e madhe për të drejtat e minoritetit që ajo përfaqëson. Ajo është folëse lajmesh në edicionin e mesditës, prej 2 vitesh.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *