
21:29 19/12/2022
Një gjykatë në Tripoli dënoi sot me vdekje 17 xhihadistë për sulme që i atribuohen Shtetit të vetëshpallur Islamik (ISIS). Mësohet se janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe dy xhihadistë dhe vendosi dënime të ndryshme për 14 të tjerë.
Kombësia e të dënuarve nuk është specifikuar. 17 të dënuarit me vdekje u shpallën fajtorë për veprime të lidhura me Shtetin Islamik, për “minim të shtetit dhe paqes sociale, dhunë dhe veprime të armatosura në qytetin Sabratta dhe zonat përreth”, thuhet në njoftimin përkatës të Prokurorisë.
Sipas aktakuzës, ata kanë vrarë 53 persona, shkatërruan ndërtesa publike dhe janë përgjegjës për dhjetëra njerëz të zhdukur. Libia është zhytur në “kaos” që nga kryengritja që përmbysi regjimin e Gadafit në vitin 2011, me qeveritë rivale që konkurrojnë për pushtet, milici të armatosur dhe mercenarë të huaj që veprojnë në të gjithë vendin.
Duke përfituar nga vakuumi i pushtetit, xhihadistët pushtuan për pak kohë qendrën e Sabratta-s në Shkurt 2016, përpara se forcat qeveritare të rimerrnin qytetin. Libia votoi kundër një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 2010 që kërkonte një moratorium mbi dënimin me vdekje, por nuk ka shifra zyrtare për numrin e ekzekutimeve në vendin e Afrikës Veriore./tvklan.al