“Një grup i vogël tenton të kontrollojë çdo aspekt të jetës së shqiptarëve”, Basha: Janë të tmerruar nga dalja e një alternative që i jep zgjidhje krizës

nje grup i vogel tenton te kontrolloje cdo aspekt te jetes se shqiptareve basha jane te tmerruar nga dalja e nje alternative qe i jep zgjidhje krizes
nje grup i vogel tenton te kontrolloje cdo aspekt te jetes se shqiptareve basha jane te tmerruar nga dalja e nje alternative qe i jep zgjidhje krizes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor në degën e PD në Sarandë, ndër të tjera tha se një grup i vogël interesash tenton të kontrollojë çdo aspekt të jetës së shqiptarëve.

Ai theksoi se kjo është arsyeja se pse ata janë të tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politikm që artikulon alternativat dhe rrugëdaljet nga kjo krizë.

“Një grup i vogël interesash kontrollojnë ekonominë, kontrollojnë tregtinë, kontrollojnë subvencionet, kontrollojnë taksat, kontrollojnë minierat, kontrollojnë aktivitetin tregtar, kontrollojnë mediat, përpiqen të kontrollojnë çdo aspejt të jetës së shqiptarëve. Dhe natyrisht që janë të tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politik që jo vetëm është shkëputur mendërisht, kulturalisht, politikisht nga kjo vath 34 vjeçare, por po kështu artikulon alternativat, rrugëdaljet nga kjo krizë. Ndaj i mohojnë qytetarëve debatin për këto çështje dhe mundohen ta fusin debatin në rrugicat pa krye të sharjeve dhe fyerjeve”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts